Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Sulmohet me granatë konsullata ruse në Athinë

Nga A2 CNN
22 Mars 2019, 18:50 | Bota

Konsullata e Rusisë në Athinë është sulmuar me granadë dore mëngjesin e së premtes. Konfirmimi vjen nga policia Greke, e cila bëri të ditur se nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar.

Autoritetet dërguan një ekip anti-eksploziv për një kontroll të imtë të selisë diplomatike të Rusisë. Kamerat e sigurisë të konsullatës filmuan dy autorët, të cilët po udhëtonin me një motoçikletë.

Konsullata ruse në Athinë

Hetuesit po mundohen të identifikojnë personat dhe shkaqet e këtij sulmi. Gjatë ditës, autoritetet gjetën një motoçikletë të djegur në qendër të Athinës dhe po ekzaminojnë nëse është e njëjta që u përdor për sulmin.

Greqia ka një histori të gjatë me atentate ndaj simboleve të autoritetit shtetëror dhe selive diplomatike të vendeve të ndryshme. Zakonisht janë përdorur pajisje shpërthyese të vogla që nuk shkaktonin të lënduar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë