Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

300 ankesa kundër prokurorëve e gjyqtarëve, por nuk ka kush i heton

Nga A2 CNN
23 Mars 2019, 16:50 | Aktualitet
300 ankesa kundër prokurorëve e gjyqtarëve, por nuk ka kush i

Kur kanë kaluar më shumë se dy vite e gjysmë nga ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë Reformës në Drejtësi, dhe vendi nuk ka ende Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, institucionin që duhet të hetojë prokurorët dhe gjyqtarët e dyshuar për shkelje administrative.

Por ndërsa ky institucion nuk ekziston, ankesat ndaj njerëzve të sistemit të drejtësisë vërshojnë çdo ditë.

Sipas të dhënave të siguruara nga A2CNN rezulton se deri më tani pranë KLP dhe KLGJ është depozituar një total prej 300 ankesash.

Plot 250 nga këto ankesa janë adresuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ndërsa 50 të tjera janë protokolluar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Mes ankimeve të deritanishme, spikat kërkesën e partive opozitare PD-LSI për shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, për shqyrtimin e së cilës KLP shpalli mos kompetencë në seancën e 22 shkurtit.

Në ankimet e mbërritura në KLGJ bie në sy ai ndaj tre gjyqtarëve të Apelit, që shpëtuan nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin. 

Sipas burimeve të A2, çdo ankesë është protokolluar dhe arkivuar dhe do t’i përcillet Inspektoratit pas formimit të tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani