Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Alkool e drogë në plazhet e Floridës, Policia u prish festën studentëve

Nga A2 CNN
23 Mars 2019, 16:20 | Lifestyle

Policia e Majamit sekuestroi alkool dhe drogë nga plazhet e mbushura me studentë që po kalojnë në jug të vendit pushimet e pranverës. 150 oficerë u vendosën në plazhin kryesor për të monitoruar nga afër studentët e “tërbuar” që si çdo vit pushtojnë plazhet e ngrohta të jugut.

Përveç kërcimeve erotike në rërë nuk munguan edhe sherret duke bërë që policët të kalonin disa ditë tepër të ngarkuara, për të ruajtur sa më tepër qetësinë për rezidentët e përhershëm të qytetit.

https://a2news.com/2019/03/14/policet-lene-luften-me-kartelin-per-tu-marre-me-studentet/

“Është jetike që banorët të ndihen të sigurt, asgjë nuk është më e rëndësishme se sa kjo”, tha kryetari i Bashkisë së Majamit, Dan Gelber. “I mirëpresim vizitorët, për sa kohë ndjekin rregullat dhe respektojnë komunitetin tonë. Ky nuk është një vend ku mund të bësh ç’të duash”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu