Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Balaj dhe Uzuni: Falënderojmë tifozët, përse të mos fitojmë në Turqi?

Nga A2 CNN
23 Mars 2019, 15:32 | Futboll
Balaj dhe Uzuni: Falënderojmë tifozët, përse të mos

Ditën e sotme kanë dalë në konferencë për shtyp dy futbollistët e kombëtares, Myrto Uzuni dhe Bekim Balaj ku kanë folur për ndeshjen e zhvilluar mbrëmë ndaj Turqisë dhe situatën në ekipin kuqezi.

Uzuni në fjalën e tij u shpreh: “Normalisht që ndihem pak keq, por ne luajmë për Shqipërinë dhe respektojmë çdo trajner. Nëse dikush jep në fushë, normalisht që do të luajë. Na kanë thënë që duhet të jemi të përqendruar dhe të punojmë mirë psikologjikisht. E mësuam sot në mëngjes largimin e trajnerit. Nuk dua të flas për këtë temë”, shtoi beratasi, i cili aktivizohet me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci. Në lidhje me Andorrën, pozicionin në fushë dhe garën për në Europian, Uzuni deklaroi: “Për këtë fanellë unë luaj kudo, nuk ka rëndësi. Te Lokomotiva kam luajtur në krah dhe në majën e sulmit. Andorra? Kemi bërë një prapa hap dje, këtë fitore e kemi detyrim. Nëse nuk fitojmë, atëherë jemi jashtë gare. Gara për vendin e dytë? Nuk ka mbaruar asgjë, ishte thjesht një ndeshje. E kemi detyrim që tani të fitojmë në Turqi”.

https://youtu.be/5N7Y2qaPH4Q

Bekim Balaj theksoi: “Dëshira ishte e madhe dhe ndoshta nuk e shfaqëm dot, goli i dytë u shënua shumë shpejt dhe aty u penalizuam. Kjo ndikoj shumë te besimi i skuadrës. Ndeshja me Andorrën është një obligim për ne, kjo nuk do të thotë se është e lehtë. Por aty do të bëjmë çfarë është e mundur të dalim me fitore. Në turet eliminatore llogaritë bëhen me pikë dhe ndeshja vlejti tre pikë, pak rëndësi ka historia se si e kemi nisur, po të shohim historinë ndoshta më mirë që humbëm, sepse një herë jemi kualifikuar. Humbja sigurisht na penalizon, por rrugëtimi është i gjatë dhe ky ekip ka treguar që edhe në ndeshje direkte ndaj Turqisë kemi arritur të fitojmë në fushën e tyre. Pse jo mos të fitojmë në Turqi dhe kundër ekipeve të tjera që kemi në grup.”

A2 CNN Livestream

Dita jonë