Basha për gazetën italiane: Nuk e duam Shqipërinë e drogës dhe pastrimit të parave

Beteja e opozitës me qytetarët nuk është një betejë për pushtet, por që Shqipëria të mos jetë më një parajsë për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë për të përditshmen italiane “Il Fatto Quotidiano”.

Basha ri përsëriti akuzat se me paratë e drogës u blenë zgjedhjet e vitit 2017. Kreu i opozitës përmendi raportet e Europol dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, ku sipas tij thuhet se Shqipëria ka qenë prodhuesi dhe furnizuesi kryesor i marijuanës për vendet e Bashkimit Evropian.

“Duam që politikanët e lidhur me krimin dhe narkotrafikun, si dhe ata që janë përfshirë në shitblerjen e votave, të vendosen përpara drejtësisë”, thotë Basha për median italiane. Por kjo, shton ai, nuk mund të ndodhë për sa kohë në krye të qeverisë të jetë Edi Rama, mbrojtës dhe garanti kryesor i kësaj gjendjeje. “Prandaj, kërkojmë dorëheqjen e tij”, janë fjalët e kryetarit të partisë demokratike.

Shkarkoni aplikacionin e A2