Bie bastioni i fundit, mposhtet ISIS

Forcat demokratike siriane të mbështetura nga trupat amerikanë njoftuan çlirimin e Baguz, bastion I fundit ende në kontroll të Shtetit Islamik. Një zëdhënës tha në Twitter se “Kalifati” ishte mundur përfundimisht në Siri, disa orë pasi edhe presidenti amerikan e bëri një njoftim të tillë.

Aleanca e drejtuar nga kurdët nisi ofensivën përfundimtare kundër ISIS në fillim të muajit mars, ndërsa xhihadistët e mbetur ishin fshehur në fshatin e Baguz në lindje të Sirisë. Forcat demokratike siriane u detyruan të ngadalësonin ofensivën, pasi u bë e ditur se një numër I madh civilësh gjendeshin atje. Bashkë me qytetarët u larguan edhe shumë luftëtarë të Shtetit Islamik por ata që mbetën ngritën rezistencë të fortë, duke përdorur atentatorë vetëvrasës dhe autobomba.

Në kulmin e tij, shteti Islamik kontrollonte 88 mijë km katrorë në Siri dhe Irak. Por pavarësisht humbjes së territorit, grupi konsiderohet ende si një kërcënim I madh për sigurinë kombëtare. Presidenti amerikan shpalli mundjen e ISIS vitin e kaluar, duke njoftuar planet për tërheqjen e trupave amerikane. Ky hap alarmoi aleatët dhe solli dorëheqjen e një sërë zyrtarëve të lartë.

Video pa koment: “Dezertorët” e ISIS në rresht

Shkarkoni aplikacionin e A2