Celibashi dhe Kume: Të kthehemi te mazhoritari

Në një periudhë gati 30 vjeçare Shqipëria ka provuar disa sisteme elektorale. Pas një sistemi mazhoritar i përzier me proporcional, i kontestuar atëherë se solli atë që u njoh si fenomeni i dushkut, në prill të  2008, me ndryshimet kushtetuese pas marrëveshjes Rama-Berisha, u vendos sistemi proporcional rajonal.

Ky cilësohet si sistemi që diktonte koalicionet, u jepte ekskluzivitetin kryetareve për të caktuar listën e kandidateve për deputetë dhe shmangte përballjet direkte në zonat elektorale.

Në ketë mënyre mendohej që Parlamenti nuk do të kishte të fortët e zonës, sepse kryetarët do të kujdeseshin për përfaqësimin e elektoratit nga njerëz me integritet.

Por parashikimet mesa duket kanë rënë. 10 vjet më pas, demokratët duken të penduar. Ekspertët zgjedhor sugjerojnë rishikim sistemi dhe dy ish kryetarët e KQZ, Ilirjan Celibashi dhe Kritaq Kume preferojnë mazhoritarin. Për Celibashin duhet i “pastër”. Për Kristaq Kumen Shqipërisë i duhet mazhoritar “me aprovim”, i cili i jep të drejtë zgjedhësit të votojë më shumë se sa një kandidat.

E rëndësishme sipas tyre është mos përsëritja e gabimit të 2008-es, kur dy partitë e mëdha ndryshuan sistemin me një seri konsultimesh. Sipas tyre duhet edhe vlerësim i rrethanave ekonomike e sociale në vend.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN