Deputeti laburist: Bojkoti i gabuar, opozita të marrë pjesë në zgjedhjet vendore

Deputeti laburist John Grogan, i pranishëm në Kongresin e Partisë Socialiste, tha për gazetarët që ka mbetur i zhgënjyer nga bojkoti i opozitës dhe dorëzimi i mandateve të deputetit.

“Kur kam qenë këtu në vitin 2009, pata thënë se bojkoti ishte gabim, kur po e bënin socialistët. Edhe tani që po e bëjnë demokratët mendoj që është gabim. Është një situatë shumë zhgënjyese dhe shpresoj që për të mirën e Shqipërisë të zgjidhet”, tha Grogan, njëherësh edhe kryetar i

“Një gjë për të cilën mund të përgëzoj qeverinë është shpërndarja e pushtetit me qytetet e fshatrat. Qeveritë lokale janë shumë më të forta sot në Shqipëri, nga sa ishin dhjetë vjet më parë kur unë vizitova vendin.

Deputeti i cili kryeson grupin e miqësisë mes Parlamentit shqiptar dhe atij britanik, shtoi gjithashtu se opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhjet vendore. “Shpresoj shumë që procesi i zgjedhjeve vendore të jetë një proces shërimi dhe opozita të marrë pjesë në zgjedhje. Isha në Shkodër një ditë më parë dhe inkurajova Kryetaren e Bashkisë atje, që është demokrate, të marrë pjesë në zgjedhje”, shtoi Grogan. “Partia ime, Laburiste, është mike e Partisë Socialiste, por ne duam konkurrence të fortë sepse kështu funksionon demokracia”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN