Humbasim edhe me “Shpresat”, por jo shpresën për të rinjtë e Shqipërisë

Kombëtarja U-21 humbet në Elbasan Arena ndaj moshatarëve të Turqisë, ashtu siç ndodhi dje me Kombëtaren e madhe , tashmë jo më e Christian Panuccit. Por Alban Bushi, tekniku i të rinjve tonë, mund të jetë pjesërisht i kënaqur.

Ekipi kuqezi edhe pse humbi 1-2 tregoi karakter dhe aksione të mira sulmuese, me lojtarë si Vrioni dhe Sahiti që mund të përfaqësojnë një resurse të vyer në të ardhmen.

Turqit kalojnë në avantazh pas 10 minutash me një goditje me kokë të sulmuesit i lindur në Gjermani, Ilker Yuksel. Por në momentin më të mirë të turqve, Shqipëria barazon me anë të Shaqir Tafës, i lënë lirë të godasë me kokë (20’).

Nga ai moment fillon një periudhë e mirë për tanët, me Vrionin që spikat në fund të pjesës së parë, duke shënuar por në offside, dhe sidomos në pjesën e dytë me një asist fantastik për Muccollin që nuk përfiton nga dhurata, dhe më një goditje me kokë të sulmuesit të Venecias e pritur mirë nga portieri turk (60’).

Shqiptarët mungojnë gjithsesi me atë cinizmin që ekipet e tjera kanë në momentet e duhura, dhe natyrisht e pësojmë në minutën 78’ me talentin e Hamburgut Berkay Ozcan, që gjuan me zgjuarsi dhe mund portierin Dajsinani (78’).

Kuqezinjtë reagojnë, dhe në minutën e 89-të protestojnë me të drejtë për një penallti të mohuar ndaj Selahit, por nuk munden të rrezikojnë më tej.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN