Mal i Zi, Gjeloshaj zyrtarizohet si kryetar i Tuzit

Sot në mbledhjen e Kuvendit të Komunës Tuz, u zyrtarizua kryetari i saj.

Bëhet fjalë për Nik Gjeloshajn, kandidatin e koalicionit fitues “Malësia na bashkon” në zgjedhjet e 4 marsit, që u zgjodh sot edhe formalisht me votën e 16 këshilltarëve të Forumit Shqiptar, 1 i Demokratëve dhe 4 nga Partia Boshnjake.

Ndëkohë, këshilltarët  e partisë të Milo Djukanovic nuk morën pjesë. Gjeloshaj në këtë mënyrë bëhet kryetari i parë i komunës Tuz me statusin e ri.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN