Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Nga Gaz Paja te Redi Jupi, lista e “ekipit” të Veliajt për Tiranën

Nga A2 CNN
23 Mars 2019, 15:06 | Politikë

Pas zyrtarizimit të kandidaturës së kryebashkiakut Erion Veliaj për një mandat të dytë në Tiranë, qytetarët e kryeqytetit janë njohur edhe me emrat e 100 kandidatëve për Këshillin Bashkiak, me të cilët Partia Socialiste do të përfaqësohet në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndryshe nga zgjedhjet e 2015-ës, kur kandidatët për këshilltarë ishin 61 (sa ç’është edhe numri maksimal i Këshillit Bashkiak të Tiranës), kësaj here Partia Socialiste, siç e ka shpjeguar më herët edhe Veliaj, ka sjellë një listë me 100 kandidatë për t’i paraprirë ndonjë bojkoti të mundshëm të zgjedhjeve nga ana e PD-LSI.

Mes emrave më të njohur spikat ai i Bardhylka Kospirit, prej vitit 2013 zëvendësministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, sot zëvendësministre e Shëndetësisë. Por edhe i aktorit Gaz Paja dhe ish-futbollistit të kombëtares Redi Jupi.

Në listë janë përfshirë edhe një numër i lartë zëvendësministrash, si Etjen Xhafaj, nga ministria e Jashtme, por edhe Toni Gogu (Zv. Ministër i Drejtësisë), Ornela Çuçi (Zv. Ministre e Mjedisit), Rovena Voda (Zv. Ministre e Brendshme), Besfort Lamallari (Zv. Ministër i Brendshëm), Sonila Qato (ish ministre dhe drejtoreshë e ARRSH), Julian Hodaj (Zv. Ministër i Brendshëm).

Lista e plotë

A2 CNN Livestream

Dita jonë