Nuk ka surpriza, për Euro 2020 sot fitojnë “peshat e rënda” – A2

Nuk ka surpriza, për Euro 2020 sot fitojnë “peshat e rënda”

Nuk ka surpriza në ndeshjet e sotme të vlefshme për kualifikueset në Euro 2020.

Italia ndëshkoi siç pritej Finlandën me një gol për çdo pjesë, duke filluar mirë me golin e Barella në minutën e 7-të, që dyfishohet nga talenti juventin Kean në minutën e 74-të, që çliroi italianët nga presioni i fitores.

Në të njëjtin grup, Bosnja arrin fitoren 2-1 me golat e Crunic dhe Milosevic, duke bërë të kotë realizimin e penalltisë në minutën e fundit nga ylli armen Mkhitaryan.

Fiton edhe Greqia, 0-2, në një ndeshje të lehtë në Liechtenstein, me golat e Fortounis dhe Donis.

Spanja ndërkohë vuan kundër Norvegjisë, edhe pse kalon në avantazh me Rodrigon në minutën e 16-të. Por Joshua King i bën të heshtë 40mijë spektatorët në Valencia, kur barazon rezultatin (65’).

Por më pak se 10 minuta më vonë është karakteri i Sergio Ramos që mundëson iberikët të fillojnë mbarë rrugëtimin e kualifikimit, ku Suedia mundi Rumaninë 2-1, i njëjti rezultat i fitores historike të Maltës ndaj Ishujve Faroe.

Zvicra dominoi ndërkohë Gjeorgjinë në Tblisi me rezultatin 0-2, ndërkohë që Irlanda mori pikët e detyruar me Gjibraltarin me sforcon minimale, 0-1.

Shkarkoni aplikacionin e A2