Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

PD publikon audiopërgjime: Alizoti sajoi dëshminë | VIDEO

Nga A2 CNN
23 Mars 2019, 12:15 | Politikë
PD publikon audiopërgjime: Alizoti sajoi dëshminë

Partia Demokratike publikoi këtë të shtunë disa audiopërgjime, sipas saj materiale zyrtare që janë në dispozicion të Prokurorisë, ku faktohet sajimi i dëshmisë së Alfed Alizotit, i cili pati deklaruar se kishte imituar zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji tha përgjimet zyrtare tregojnë se gjithçka që Partia Demokratike ka denoncuar për vëllain e ish-ministrit kanë qenë të vërteta.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/370844613766934/

“Prokuroria jo vetëm që i fsheh dhe është vënë në shërbim të Kryeministrit, por as nuk denjon t’i transkriptojë, në kundërshtim të plotë me ligjin”, tha Salianji në një konferencë për shtyp.

Sipas tij, në këtë aferë është përfshirë drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, por edhe të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

https://www.facebook.com/salianjiervin/videos/540241163170558/

Për çështjen e shumëpërfolur “Babale”, Salianji është marrë edhe si i pandehur nga Prokuroria e Tiranës ku është akuzuar për kallëzim të rremë. Veç deputetit të dorëhequr, në hetim janë dhe Albert Veliu i njohur si Babalja dhe i afërmi i tij që imitoi zërin e vëllait të ish-ministrit të brendshëm, Fredi Alizoti. Ky i fundit ndodhet në burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi ka detyrim paraqitje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli