Rama: Fitoni një Bashki më shumë se ne dhe bëjmë zgjedhje të parakohshme në shtator

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë se nuk ka ndërmend të tërhiqet pasi kështu kërkon opozita, por i sfidoi kundështarët politikë për të provuar se kanë mbështetje popullore duke u futur në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

“Ta harrojnë pushtetin në tavolinë”, tha Rama. “Nëse ju fitoni një bashki më shumë se ne në qershor, bëjmë zgjedhje të parakohshme në shtator. Ju nuk fitoni dot as në Kukës e as në Skrapar. Keni nisur avazin, për të mos u futur në zgjedhje. Punë e madhe. E bëtë edhe dy vjet më parë dhe falë nesh nuk dolët fishek. Me qeverinë tuaj i keni humbur zgjedhjet dhe përsëri e hëngrët fjalën dhe iu rikthyet kontestimit të rezultatit, shtoi Rama.

“Tirana, si çdo qytet tjetër, nuk ka të krahasuar me atë që ishte para se të vinim ne, ose më mirë para se të merrnim edhe pushtetin qendror, edhe atë lokal. Jemi ende në mes të rrugës dhe kurrë rruga jonë nuk do të katandiset si rrugët e mbetura rrugëve të atyre që kanë dalë në rrugë për t’i bërë keq qeverisë. Por aty në rrugë do të mbeten, për të keqen e tyre”, shtoi Kryeministri.

Rama: Basha i ka tmerr zgjedhjet, nuk i fiton dot as në partinë e tij

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN