Shpëtojnë pasagjerët e kroçierës, frika në pamjet live

Përfundon, mirë aventura e 1200 pasagjerëve dhe stafit të anijes kroçierë Viking Sky, që kishte dhënë sot alarmin për një defekt në motor kur ndodheshin në një zonë në veri të qytetit Molde.

Pamjet live të postuara nga vetë pasagjerët

Zona, e njohur për dallgët e mëdha të gjeneruara nga era me shpejtësi 70 kilometra në orë, që po shtynte anijen drejt ujërave të cekëta  të mbushura me shkëmbinj.

Gjithë pasagjerët u shpëtuan nga forcat ushtarake norvegjeze, që i transportuan fillimisht me helikopter.

Palestra ku u mblodhën pasagjerët e frikësuar pas shpëtimit

Por pamjet e atyre orëve janë të frikshme, siç dëshmojnë videot e shpërndara në rrjet.

Është vërtetë një mrekulli që vetëm 8 persona të jenë lënduar.

Shkarkoni aplikacionin e A2