20 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Serbi, Meta: Përherë mirënjohës

24 marsi shënon një datë të rëndësishme për shqiptarët e Kosovës. Të ndodhur në një konflikt të ashpër vrasjesh dhe dëbimesh nga territoret e tyre në fund të viteve ‘90, si sot 20 vjet më parë, NATO filloi sulmet ajrore kundër bazave ushtarake dhe objekteve të rëndësishme strategjike të Serbisë.

Edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar në këtë ditë të rëndësishme. Me anë të një postimi në “Facebook”, ai shkruan se shqiptarët janë përherë mirënjohës ndaj SHBA dhe NATO-s.

“Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës🇽🇰, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë.

Përherë mirënjohës SHBA🇺🇸 dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.

Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria🇦🇱 mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë”, mbyllet postimi i Metës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN