Aksioni i opozitës, tjetër protestë kombëtare në 13 prill

Më 13 prill Partia Demokratike zhvillon protestën e tretë kombëtare, pas asaj të 16 shkurtit dhe 16 marsit.

Lulzim Basha mblodhi mbrëmë kolegjin me kryetarët e degëve për të përvijuar aksionin në vijim të opozitës. Nuk do të mungojnë edhe protestat e tjera, duke nisur më 28 mars te Parlamenti të enjten e seancës plenare të radhës.

Deri tani janë zhvilluar 2 protesta kombëtare dhe 4 te Parlamenti, ndërsa aksioni për largimin e Kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie tranzitore për zgjedhje të lira e të ndershme, do të vijojë. Hapi më i fortë i demokratëve është djegia e mandateve, por rrjedhjet nga listat e PD dhe LSI kanë vijuar duke e çuar zyrtarisht në 96 numrin e deputetëve në Kuvend.

Kryetari i PD, Basha, dhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi

Një ditë më parë, Rama i lëshoi një sfidë opozitës, duke premtuar zgjedhje të parakohshme në vjeshtë, nëse do të fitonin një Bashki më shumë se socialistët në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ofertën e Kryeministrit për zgjidhjen e krizës e priti me ironi sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. “Më lini t’i vjedh edhe zgjedhjet vendore dhe po ti fitojë opozita zgjedhjet që unë do vjedh, shkojmë pastaj në zgjedhje të parakohshme”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Shkarkoni aplikacionin e A2