Arrest me burg për 3 protestues të 21 marsit

Tre prej gjashtë të arrestuarve pas protestës së opozitës para Parlamentit më 21 mars do të qëndrojnë në burg pa afat, tre të tjerët në arrest shtëpie. Ky është vendimi i marrë nga Gjykata e Tiranës këtë të diel.

Pas hekurave do të qëndrojnë Emiljan Mustafa, Mariglen Doçi dhe Dorian Protoduari, ndërsa Jurgen Gjikola, Arbër Kola dhe Bledar Dollia janë lënë në arrest shtëpie.

Ata u ndaluan të enjten me akuzën se hodhën kapsolla dhe sende të tjera në drejtim të policisë, çka bëri që protesta e opozitës të spostohej nga selia e Kuvendit para drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Veç të arrestuarve nga protestat ka dhe prej atyre që janë në ndjekje nga policia, ndërkohë që mes të proceduarve është edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në cilësinë e organizatorit të protestës, me firmën e të cilit njoftohet policia.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN