Dosja “Babale”, Gjata: Prokuroria u vendos në shërbim të trafikantit

Partia Demokratike akuzoi Prokurorinë se është vendosur në shërbim të trafikantëve. Sipas sekretarit për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, të paktën 4 prokurorë punuan për të shpëtuar Geron Xhafajn si dhe vëllain e tij ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Pas publikimeve të përgjimeve zyrtare, Prokuroria duhet të merrte si të pandehur Taulant Ballën, Fatmir Xhafajn, Ardi Veliun, Albert Nushin, deri para pak ditësh drejtor të Policisë së Fierit, dhe një sërë strukturash policore që kanë shërbyer për të manipuluar këtë ngjarje me qëllim shpëtimin e pushtetit të Edi Ramës dhe dënimin e opozitës që denoncoi këtë aferë”, tha Gjata.

“Përgjimet zyrtare faktojnë se regjimi i Edi Ramës e sajoi dëshmitarin e rremë dhe e pagoi atë për të shpëtuar veten dhe për të shpëtuar veten dhe për ta përdorur kundër opozitës. Përgjimet faktojnë se Prkuorira në shkelje të ligjit nuk i ka zbardhur me qëllim përgjigjet kur dëshmitari i sajuar flet për Taulant Ballën dhe drejtorin e Policisë së Shtetit”, shtoi ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2