Ekzekutimi i avokatit të Shullazit, pistat e hetimit

MB VRASJA E AVOKATIT frame 0 1100x620

Pista kryesore në të cilën po heton prokuroria për e ekzekutimin e avokatit Ravik Gurra në Elbasan është ajo e vrasjes për shkak të detyrës.

Dosja do t’i kalojë Prokurorisë për Krimet e Rënda. Dyshimet kryesore të hetuesve e lidhin ngjarjen me profesionin e avokatit, pasi gjatë viteve të fundit ai ka qenë pjesë e dosjeve të bujshme si “Shullazi”, apo anëtarëve të familjes Çapja.

Hetimi do të shtrihet edhe në pista të tjera. Avokati Gurra u qëllua me pistoletë në distancë të afërt në një lokal në Elbasan. Autori i maskuar u largua nga vendngjarja me një mjet, që u gjet i djegur më vonë në periferi të qytetit.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 19 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 846 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 312 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 469 pacientë në spitale, 31 në terapi intensive, 11 të intubuar