Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gazeta e Vatikanit: Kriza në Shqipëri, e ngjashme me vitin ‘97

Nga A2 CNN
24 Mars 2019, 11:17 | Aktualitet

Krizën aktuale politike, gazeta e Vatikanit, “L'Osservatore Romano”, e quan të ngjashme me 97-n. Duke bërë një panoramë të gjithë itinerarit 1 mujor të protestave dhe veprimeve politike, gazeta shkruan se nëse nuk gjendet një zgjidhje, qoftë dhe me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve, situata mund të degradojë.

“Para një krize të ngjashme në vitin 1997 vendi ra në kaos e anarki. Tani kohët kanë ndryshuar, por qëndrimet politike ngjajnë si muri kundër murit. Ata akuzohen reciprokisht se në mënyrë private po shpërndajnë pronën publike”, shkruhet në gazetë, ku gjithashtu vlerësohet qëndrimi i kancelarive europiane.

Këto të fundit nuk i shohin pa baza akuzat e opozitës, thuhet në shkrim, por i tremben rrezikut të trazirave të vendit në mes të Ballkanit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë