Gjashtë ministra kundër May, telashet nuk kanë të sosur

mayyy 1100x620

Thereza May po përballet me probleme reale në vendin e saj. Sikurse shkruan britanikja “The Sunday Times”, edhe gjashtë ministra të kabinetit kanë dalë kundër lideres së tyre dhe kërkojnë që dikush tjetër të merret me procesin e shkëputjes nga BE.

Kandidati më i mundshëm, sipas gazetës londineze, është zëvendësi i saj David Lidington. Kjo lëvizje pritet të forcohet më shumë në mbledhjen e nesërme të qeverisë.

Artikulli i gazetës vjen disa orë pas protestës së qytetarëve, të cilët të shumtë në numër manifestuan për Brexit.

Nga ana tjetër, May është izoluar mjaft kohët e fundit vijon artikulli, jo vetëm me aleatët e saj, por edhe në marrëdhëniet me Brukselin.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 23 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 28 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 215 raste aktive me Covid-19