Gjykata la në burg 3 protestues, Spaho: Vendimi për të trembur qytetarët

Gjykata e Tiranë vendosi caktoi arrest me burg për tre protestues të 21 marsit, ndërsa tre të tjerëve ju dha masa e arrestit shtëpiak. Dorjan Protoduari, Mariglen Doçi dhe Emiljan Mustafa do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve të nisura për goditjen ndaj institucioneve dhe policisë.

Ndërkohë, Jorges Gjikola, Arbër Kola dhe Bledar Dollia u lanë në arrest shtëpie. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa në mbështetje të protestuesve të arrestuar veç familjarëve ishin dhe përfaqësues të opozitës.

“Vendimi i Prokurorisë dhe i Gjykatës në këtë rast është i dalë në mbrojtje të mazhorancës, me synimin për të trembur protestuesit në protestat e ardhshme që do të organizohen kundër kësaj qeverie dhe Edi Ramës. Por këta janë të pashpresë në këto përpjekje që bëjnë, pasi gjithmonë kur qytetarët përplasen me qeverinë, fituesit janë qytetarët”, u shpreh deputeti i PD, Edmond Spaho.

Për protestën e 21 marsit para parlamentit, policia procedoi 29 persona, në total 6 prej të cilëve u arrestuan, 17 të tjerë u ndoqën në gjendje të lirë, ndërsa 6 janë shpallur në kërkim.

Veç kësaj, policia procedoi dhe sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Shkarkoni aplikacionin e A2