Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Hysaj: Ta harrojmë Panucci-n, vetëm për fitore ndaj Andorrës

Nga A2 CNN
24 Mars 2019, 19:45 | Futboll
Hysaj: Ta harrojmë Panucci-n, vetëm për fitore ndaj Andorrës

Shqipëria i nisi eliminatoret e Euro 2020 me një goditje të rëndë, ku humbja në “Loro Boriçi” ndaj Turqisë u shoqëruar edhe me shkarkimin e trajnerit Panucci.

Megjithatë, kuqezinjtë kanë mundësinë të largojnë shpejt shijen e hidhur të dështimit që në transfertën e së hënës ndaj Andorrës.

https://a2news.com/2019/03/24/disa-lojtare-qane-per-largimin-e-panucci-t-reagon-hysaj/

Kështu është shprehur në konferencën për shtyp para ndeshjes edhe kapiteni Elseid Hysaj. Ai theksoi se puna e trajnerit duket lënë prapa dhe të gjithë duhet të përqendrohen te ndeshja e radhës. “Nuk duhet të mendojmë shumë punën e trajnerit, pasi kemi një ndeshje shumë të rëndësishme që duhet ta fitojmë patjetër. Duhet të triumfojmë për moralin e Shqipërisë dhe për moralin tonë, ndaj të shohim përpara dhe të përqendrohemi te ky takim. Duhet të fitojmë edhe për të qëndruar brenda objektivave tona. Me njohjen që kam me çunat, jemi të gjithë me mendjen që këtë takim duhet ta fitojmë patjetër. Nuk duhet të mendojmë për asgjë tjetër, por vetëm për takimin e nesërm, të cilin duhet ta fitojmë patjetër”, tha Hysaj.

Sa i përket kundërshtarit, Hysaj u shpreh se Andorra është një skuadër e fortë dhe këtë e tregoi edhe ndeshja e parë ndaj Islandës.

“Andorra është një skuadër shumë e fortë dhe të gjitha skuadrat që luajnë ndaj saj, e kanë të vështirë ta mposhtin, gjë që e pamë edhe me Islandën. Ne kemi marrë të dhënat mbi kundërshtarin dhe shpresojmë që me trajnerin tonë, të gjejmë mënyrën për të marrë 3 pikët”, tha kapiteni.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani