PD: Veliaj, plan për betonizimin e liqenit

Partia Demokratike akuzoi kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se do të betonizojë parkun e liqenit. Sipas zëdhënëses Ina Zhupa, Veliaj hapi tenderin për një aks i cili do të lidhë Gardën e Republikës me Rrugën e “Kosovareve” dhe kjo me të vetmin qëllim për të mundësuar fillimin e betonizmit të kësaj zone.

“Zona e Gardës së Republikës nuk do t’i kthehet parkut, siç thotë Erioni, por Bashkia po bën gati infrastrukturën për kullat private që do të ndërtohen në këtë zonë, tha Zhupa.

“Katër ditë para shpalljes së rikandidimit të tij luksoz, që sipas mediave ka kushtuar më shumë se 1 milionë euro, Erion Veliaj ka shpallur tenderin për ndërtimin e një rruge me gjatësi 650 metra. Rruga nuk ka asnjë vlerë të shtuar për qytetin, por do të marrë 2 milionë euro nga taksat e qytetarëve. Do të lidhë zonën e Gardës me Rrugën e “Kosovarëve”, duke i kaluar mes për mes parkut të liqenit, duke ndërtuar kështu ekskluzivisht një rrugë të re për kullat që do të ndërtohen më vonë, pas prerjes së qindra pemëve”.

Shkarkoni aplikacionin e A2