“Riluhet” finalja e Champions League 2007

Në distancën e 12 viteve nga finalja e luajtur në Champions League në Athinë, ku kuqezinjtë triumfuan 2-1, Liverpool dhe Milan janë ndeshur sërish. Këtë herë në “Anfield Road”, në një miqësore bamirësie mes legjendave të dy skuadrave.

Në formacionin e Liverpulit luanin Hyppia, Gerrard, Kuyt e Fowler, ndërsa te Milani Costacurta, Cafu, Rui Costa, Kaka, Inzagi e Pirlo. Ky i fundit shënoi me goditje dënimi për kuqezinjtë, por në fund ishte Liverpool që fitoi me rezultatin 3-2. Goli vendimtar u realizua nga kapiteni legjendar i anglezëve, Steven Gerrard, aktualisht trajneri i Eros Grezdës te skocezët e Rangers.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN