Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

“Shqipëria, rajoni i 21-të i Italisë”, dosieri nga Rai 2

Nga A2 CNN
24 Mars 2019, 19:07 | Kronikë

Kronika e para disa javëve e Rai 2 për Shqipërinë, ku një trafikant thoshte se me paratë e drogës janë blerë dhe blihen zgjedhjet, ka shërbyer për një dosier prej 47 minutash titulluar: “Shqipëria rajoni 21-të i Italisë”.

“Nëse kontrabanda mori një goditje të fortë në vitet 2000, trafiku i drogës nuk është ndalur asnjëherë, madje Adriatiku është bërë autostrada e trafikantëve. Sipas raportit të Europol 2017, Shqipëria është laboratori kryesor për kultivimin dhe trafikimin e marijuanës. Për kontinentin e vjetër, ajo është një lloj Kolumbie e drogës” – thuhet në dosier.

Të intervistuar janë drejtori i policisë, Ardi Veliu, i cili thekson si me pozitive në 30 vitet e fundit shifrat e 2018-ës. Por, ato hidhen poshtë nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gazetari citon autoritetet policore italiane, sipas të cilave grupet kriminale shqiptare kanë hyrë në marrëveshje me kartelet kolumbiane të drogës, njëlloj si Ndragheta.

Risillet në vëmendje aktiviteti i grupit kriminal të Avdylajve në Shijak; dalja në përgjime me ta e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako; protesta e opozitës dhe largimet e ministrave të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj, për shkak të problemeve të familjarëve të tyre me drogën.

Lulzim Basha akuzon për blerje të zgjedhjeve dhe provat, thotë ai, janë në prokurori. Sipas kryeministrit Rama, “blerja e votës ka ekzistuar ashtu siç në Itali, apo në vende të tjera, por që blerja e votës të vendosë zgjedhjet… kjo nuk ekziston".

A2 CNN Livestream

Dita jonë