Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Spektakël dhe gola në Holandë, në fund fiton Gjermania

Nga A2 CNN
24 Mars 2019, 22:39 | Futboll
Spektakël dhe gola në Holandë, në fund fiton Gjermania

Eliminatoret e Euro 2020 kanë dhuruar një 90 minutësh spektakolar në “Johan Cruijff Arena”, ku u përballën gjigantët e futbollit botëror, Holanda dhe Gjermania, ku në fund triumfuan 4 herë kampionët e botës.

Ndeshja nisi me ritëm e raste për të dyja skuadrat, por në 45 minutat e para ishin gjermanët që u treguan më të saktë, duke realizuar dy gola. Fillimisht ishte Sane e më pas talenti i Bayern Gnabry që realizoi një gol të jashtëzakonshëm.

“Tulipanët” nuk u dorëzuan dhe reaguan menjëherë me nisjen e pjesës së dytë. De Ligt ngushton diferencën e golave, pas një asisti nga Depay, i cili në minutën e 62 e dërgoi vetë topin në rrjetë duke barazuar shifrat.

Por kur të gjithë menduan se ky 90 minutësh u mbyll në barazim, Nico Schulz shënoi golin e fitores për gjermanët.

Më herët, Hungaria mori një fitore të madhe ndaj Kroacisë, 2-1. Edhe pse nënkampionët e botës shënuan të parët me anë të Rebic, hungarezët e kthyen rezultatin me gola të Szalai dhe Patkai.

Pas humbjes ndaj Polonisë, Austria mori një tjetër goditje të rëndë, duke u mundur 4-2 në Izrael, ndeshje në të cilën shkëlqeu sulmuesi Zahavi me 3 gola.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani