Basha në prokurori: PD nuk ka shkelur asnjë ligj

Lulzim Basha u paraqit sot në Prokurorinë e Tiranës, në lidhje me çështjen e letër porosive te SHBA dhe Skoci ne lidhje për lobingun e Partisë Demokratike gjatë fushatës elektorale të kaluar.

Prokurori i çështjes, Gjergji Tako, ka përcaktuar dy oficerë të policisë gjyqësore për marrjen në pyetje të Lulzim Bashës.

Partia Demokratike deklaron se fillimisht thirrja e Prokurorisë për njohje me aktet nga ana e kreut demokrat ishte refuzuar sepse “e paligjshme” dhe se ndodh në një moment që përkon me “ agjendën politike të Ramës”.

Por një letër e dytë e Prokurorisë për dëshmi si person që ka dijeni për ngjarjen u cilësua si “brenda kërkesave ligjore” sipas demokratëve, dhe rezultoi me paraqitjen e Lulzim Bashës në Prokurori.

Në daljen nga zyrat e Prokurorisë Basha deklaroi: “Hetimi është i hapur tashmë për 1 vit e gjysmë për çështjen e plotësimit të formularëve të deklarimit ne KQZ, pra po hetohet me kërkesë të PD, nëse këto formularë janë të plotësuar ne mënyrën e duhur, të gjitha gjerat e tjera janë gënjeshtra”.

Kreu demokrat vijoi: “Letërporositë nga SHBA dhe Skocia vërtetojnë që Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri, as në ShBA, as në Britaninë e Madhe. Kërkoj që të bëhen publike këto përgjigje”.


Shkarkoni aplikacionin e A2