“Java e parasë”, të rinjtë mësojnë për përdorimin e lekut

Çelet sot java e parasë. Përgjatë një jave, nga data 25 deri më 31 mars, nën sloganin “Tepër i ri për të folur me Lekë të vjetër” Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave bëjnë ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë të përgjegjshëm dhe të aftë financiarisht në të ardhmen.

“Java e Parasë” konsiderohet si një festë mbarëglobale, ku organizohen aktivitete të larmishme për t’i përfshirë financiarisht fëmijët dhe të rinjtë, duke u mësuar si të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si të fitojnë të ardhura nëpërmjet sipërmarrjes dhe të vendosin bazat për të ardhmen e tyre.

Ky është viti i gjashtë që “Java e Parasë” zhvillohet në Shqipëri.