Kapiteni Hysaj: Rikthehemi në shtëpi me buzëqeshje

hysajok 600x338

Kombëtarja përfundoi në një gjendje tejet të vështirë pas humbjes ndaj Turqisë në “Loro Boriçi” dhe këtë e konfirmon edhe fjalia e kapitenit Hysaj pas fitores ndaj Andorrës. “Do rikthehemi në shtëpi të buzëqeshur”, u shpreh mbrojtësi.

Hysaj pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes pas një goditje në kokë me një prej kundërshtarëve, por fatmirësisht, ai thotë se ishte vetëm diçka e lehtë e pa pasoja.

“Jam mirë. Nuk ishte ndonjë gjë e madhe. Kundërshtari luante rëndë. Ata gjithmonë na godisnin nga këmbët. Ne bëmë lojën tonë. Ishte shumë e rëndësishme kjo fitore. Të qëndronim në garë për kualifikimin”.

Ai u pyes pas ndeshjes edhe për trajnerin e ri të skuadrës. “Shpresoj të jetë një italian”, tha Hysaj. “Duhet një trajner që të kuptojë lojtarët. Shpresoj të jetë një trajner italian që të na japë një dorë të mirë”, tha kapiteni.