Kombëtare me Bulkun në stol? Trajneri: Bëra detyrën

Pas largimit të Christian Panuccit nga drejtimi i Kombëtares shqiptare janë përmendur emra të shumtë për ta zëvendësuar italianin, më i lakuari është ai i Edy Reja-s, i cili madje tha ditën e sotme se ka komunikuar me FSHF dhe do të vendosë pas Andorrës.

Por njeriu, i cili e drejtoi kombëtaren tonë në triumfin 0-3 ndaj Andorrës, duke e marrë atë në një situatë mjaft të keqe ishte Ervin Bulku, ish-ndihmësi i Panucci-t.

Ai u pyet pas fitores se a e sheh veten gjatë në drejtimin e kombëtares, ndërsa nuk e mohoi një gjë të tillë. “Për këtë nuk mund ta jap unë një përgjigje”, tha Bulku. “Unë kisha këtë detyrë të rëndësishme dhe arritëm fitoren. Për mua nuk ka rëndësi pozicioni”, tha Bulku.

Sa i përket ndeshjes, ai tha se kjo fitore do të hapë një rrugë të re për Kombëtaren.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN