Lika ikën në SHBA, Vllaznia në duart e një tjetër eksperti

vllazniaaa 1100x620

Edhe pse ecuria e Vllaznisë ka qenë e shkëlqyer deri në këtë fazë të Kategorisë së Parë, duke hedhur një hap të sigurt drejt rikthimit në Superiore, Hasan Lika u largua nga drejtimi i skuadrës për arsye personale, pasi do të zhvendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me anë të një deklarate për mediat, klubi ka falënderuar ditën e sotme Likën për kontributin e dhënë dhe bën të ditur se marrëveshja është ndërprerë me mirëkuptim të plotë.

Në anën tjetër, mësohet se skuadra do të drejtohet në fazën e mbetur nga një tjetër ekspert i futbollist shqiptar, trajneri i mirënjohur Agim Canaj.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, shtohen sërish rastet, 132 në 24 orë
  • LAJMI I FUNDIT | Asnjë humbje jete, po marrin trajtim spitalor të specializuar 26 pacientë
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 29 të shëruar në 24 orë