Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Lleshaj në Komisionin e Sigurisë: “Vetingu i policisë do të kryhet nga SHÇBA"

Nga A2 CNN
25 Mars 2019, 16:17 | Aktualitet
Lleshaj në Komisionin e Sigurisë: “Vetingu i policisë do

Sipas Lleshaj afati kohor i vendosur në ligjin aktual për përfundimin e këtij procesi nuk është i realizueshëm. Ai tha se do te ketë ndryshime edhe për sa i përket vetimit të gradave të ulëta të cilat tani do të bëhen nga SHÇBA.

Ministri i Brendshëm Sandër LLeshaj paraqiti në komisionin e Sigurisë ndryshimet e propozuara ne ligjin e Vetingut në Policinë e Shtetit.

Afro 13 mijë efektivë të Policisë së Shtetit do të kalojnë në vetting nga Shërbimi për Çeshtjet e Brendshme dhe Ankesat.

“Nga Komisioni i Jashtëm i Vettingut dhe nga SHÇBA do të vetohen trupat drejtuese të Policisë së Shtetit, nga Komisariati tek Drejtoria e Përgjithshme, rreth 300 drejtues, kurse pjesa tjetër do të kryhet nga SHCBA”, deklaroi ministri.   

Në sallë pati edhe debate. Deputeti socialist Pjerin Ndreu kërkoi që Garda e Republikës të përjashtohej nga vettingu, por komisioni vendosi që vetëm krerët e saj do të vetohen nga Komisioni i Jashtëm, ndërsa pjesa tjetër nga SHÇBA-ja.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani