Lufta e Kosovës, gazetarët rikujtojnë tmerret e ngjarjeve që dëshmuan

BBC përkujton luftën në Kosovë dhe 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Serbi. Me anë të një materiali, disa gazetarë rikujtojnë masakrat e serbëve ndaj shqiptarëve.

“Kishte shumë tregime dhe prova për masakrat”, thotë Jeremy Bowen, ish-korrespondent i BBC në Kosovë.

“Më kujtohet një fëmijë shqiptar i moshës 9-vjeçare në fshatin Prekaz, sytë e të cilit kishin mbetur të hapur duke shikuar qiellin. Ishte shumë, shumë ftohtë dhe ai ishte qëlluar me një plumb në ballë”, thotë Dejan Anastasijevic, ish-reporter në Kosovë.

Më tej, nën vizohet fakti që bombardimet e NATO-s në Serbi ndaluan masakrat. “Kur forcat serbe vendosen të tërhiqen nga Kosova si rezultat i sulmeve të vazhdueshme të NATO-s, nëpër rrugë mund të shiheshin trupa të pajetë, njerëz me rrëfime të ndryshme rrëqethëse dhe gjëra që u kanë ndodhur. E gjithë kjo la pas një trashëgimi hidhërimi që ende vazhdon”.

BBC sjell në vëmendje përpjekjet nga të dy vendet për të tejkaluar situatën aktuale në mënyrë që të arrijnë një zgjidhje. Këto përpjekje morën një drejtim tjetër kur presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç mbështetën idenë e rishikimit të kufijve.

Ish reporteri i BBC në Kosovë, thotë se shkëmbimi i territoreve në Ballkan nuk do të jetë aspak i lehtë dhe do të përfshijë gjakderdhje. Gazetarët shprehen qartë se me kushtet aktuale, Kosova dhe Serbia nuk po shkojnë drejt një pajtimi por drejt një konflikti të ngrirë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN