Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ndryshon ligji për Procedurat Tatimore, apelohet për kujdes

Nga A2 CNN
25 Mars 2019, 11:30 | Ekonomi
Ndryshon ligji për Procedurat Tatimore, apelohet për kujdes

Hynë në fuqi ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore, që është edhe drafti më i rëndësishëm për biznesin. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se cilat janë ndryshimet kryesore, për të cilat duhet të informohet sipërmarrja.

Kështu, tatimpaguesit, që do të aplikojnë në Qendrën Kombëtare të Biznesit për të kaluar në status pasiv, do të duhet që më parë të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore.

 E thënë ndryshe, të mos kenë borxhe. Në rast se ata do të kryejnë transaksione teksa kanë marrë statusin Pasiv, do të zbatohen penalitete, si për shitësin, ashtu edhe për blerësin.

Në rast se biznesi apelon apo ankimon vlerësimin tatimor, nuk është më detyrim pagesa e kamatëvonesës. Ndërsa kur tatimpaguesi e pranon vlerësimin tatimor dhe e paguan detyrimin, gjoba zbritet me 30%.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se në vijimësi do t’i njohë bizneset me të gjitha ndryshimet në këtë ligj, në mënyrë të detajuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani