Pakti për Universitetin, studentët: S’janë plotësuar kushtet, protesta të vazhdonte

“Paktit për Universitetin” nuk e ka përmbushur qëllimin e tij. Tre muaj nga shpallja e dokumentit që synon përmirësimin e kushteve për studentët në universitete e konvikte, vetëm 4 pika janë plotësuar nga 22 premtime.

Pas kthimit nga provimet studentët thonë në fakultete dhe pjesën më të madhe të konvikteve gjithçka është si më parë.

Të vetmet premtime të mbajtura”, thonë studentët janë bursat dhe reduktimi i tarifave për ciklin “bachelor”.

Sipas monitorimeve të bëra nga shoqëria civile, qeveria nuk ka realizuar shumë nga kërkesat e studentëve të planifikuara për zgjidhje në muajt shkurt –mars. “Pakti për universitetin” u hartua pas protestës dhe bojkotit masiv në universitete.

Dokumenti i qeverisë synon të përmirësojë arsimin e lartë dhe kushtet për studentët brenda qershorit të 2019-ën. Por vetë studentët nuk fshehin pendesën për menaxhimin jo të mirë të protestës.