Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

PD mbledh ish-grupin parlamentar, Basha: Mos rrini në kafe

Nga A2 CNN
25 Mars 2019, 11:23 | Politikë
PD mbledh ish-grupin parlamentar, Basha: Mos rrini në kafe

Ish-grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe kryesia e kësaj force politike është mbledhur për të diskutuar mbi strategjinë që do të ndiqet gjatë protestave që do të zhvillojë opozita në ditët dhe javët në vazhdim.

Sipas burimeve, Basha i ka porositur ish-deputetët dhe pjesëtarët e tjerë të PD që të bëjnë takime në terren me njerëzit për të përgatitur sa më mirë protestën kombëtare të paralajmëruar për t’u zhvilluar në 13 prill, por edhe protestave të tjera të të enjteve para Parlamentit.

Mësohet se Basha ka kritikuar anëtarët e kryesisë së PD dhe ish-deputetëve, duke u thënë se nuk kanë qenë të pranishëm në terren dhe se duhet të jenë më aktivë. "Mos rrini në kafe, por në ballë të protestës", mësohet të ketë thënë kreu demokrat.

Gjithashtu në mbledhje pritet të diskutohet edhe ftesa që shumica i bëri opozitës për një tryezë diskutimi për reformën zgjedhore, përmendur fillimisht nga Damian Gjiknuri. E në këtë kuadër, në Partinë Demokratike mund të diskutohet sot edhe për emrat e mundshëm të opozitës si kandidatë për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 30 qershor, pavarësisht se deri tani, publikisht është thënë që nuk ka zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër.

A2 CNN Livestream

Dita jonë