Përdorimi i administratës, partitë shkelin rekomandimin e tretë të ODIHR

Instituti i Studimeve politike ka monitoruar aktivitet paraelektorale te partive politike. Shkelësit më të mëdhenj rezultojnë qeveria qendrore, bashkitë  Durrës, Vlorë dhe Kamëz që në këto aktivitete kanë detyruar administratën të marrë pjesë nëpërmjet presionit.

I fundit ishte aktiviteti i PS-së në tiranë, vëren Instituti.  I ngjashëm është rasti i bashkisë Kamzë, që boshatiset nga personeli, sa herë opozita ka protesta.

Shkelje në kundërshti me kodin zgjedhor, rekomandimet e Odihr, madje dhe kushtetutën vërehen kryesisht nga institucionet qendrore me varësi politike dhe ato të bashkive.

Bashkitë e monitoruara, agjencitë dhe drejtoritë, jo vetëm që ofrojnë ambientet e tyre për aktivitete partiake, por dhe donacione në para, si në rastin e OSHEE.

 Deputetët, thuhet në raportin e monitorimit, shpërndajnë dhurata, tituj vlerësimi apo dhe leje legalizimi në emër të institucioneve qendrore apo bashkive.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN