Pista e motorëve kthehet në arenë boksi

KOSTA RIKA PILOTET SHERR frame 574 1100x620

Dy pilotë në Kampionatin Kombëtar të garave me motorë në Kosta Rika e shndërruan pistën në arenë boksi. Incidenti ndodhi pasi pilotët Jorge Martinez dhe Marion Calvo ishin në duel përpara një kthese. Motori i Martinez doli nga pista, ndërsa ai u mbajt te rivali, i cili frenoi pranë pistës. Më tej, Martinez e shembi kundërshtarin në tokë me grusht dhe nisi të ecte në mes të pistës, duke shkaktuar ngadalësimin e garës.