Prokuroria: PD nuk deklaroi shpenzimet reale

Pas deklaratave të Kryetarit të PD, Lulzim Basha ka reaguar dhe Prokuroria e Tiranës, e cila zbardh letër porositë e ardhura nga SHBA dhe Skocia. Referuar letër porosive, prokuroria thotë, se ka një mospërputhje mes deklarimeve zyrtare të bëra nga PD, dhe shpenzimeve reale.

Sipas prokurorisë, PD ka deklaruar vetëm shumën prej 25 000 dollarësh, dhe nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650 000 dollarësh. “Nga provat e administruara në dosje rezultojnë të jenë kryer dy pagesa në shumën prej 650 000 dollarësh për efekt lobimi në SHBA, të cilat nuk janë deklaruar ligjërisht nga subjekti PD. Njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga një shoqëri e huaj dhe konkretisht Biniatta Trade, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Tiranës.

Shkarkoni aplikacionin e A2