Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Quajti gjenocid bombardimet e NATO-s në Serbi, Haradinaj shkarkon Mikiç

Nga A2 CNN
25 Mars 2019, 16:56 | Kosova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shkarkoi zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiç.

Shefi i qeverisë e mori këtë vendim pasi zyrtarja tha se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid i planifikuar ndaj shtetit dhe popullit serb.

Arsyetimin e bëri të ditur vetë Haradinaj me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” ku publikoi dhe vendimin me firmën e tij.

Deklaratën e Mikiç, ai e konsideron të papranueshme. Sipas tij, ajo shkel vlerat euroatlantike dhe përkon me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohet me Kushtetutë dhe ligj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani