Reagimi i Bashës për Prokurorinë, Spiropali: Koha që Basha të përgjigjet

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali reagoi në Twitter pas deklaratës së PD.

“Lulzim Basha gënjen si derri i knaqun i Migjenit sapo del nga dera e Prokurorisë. Pastaj kur Prokuroria i’a nxjerr në shesh gënjeshtrat, bën Sokratin e përvuejtun si i persekutuar politik. Është koha të përgjigjesh Lulzim. As Derri as Sokrati s’të ndihmojnë dot”, thotë Spiropali.

Pas daljes nga Prokuroria, Basha u shpreh: “Hetimi është i hapur tashmë për 1 vit e gjysmë për çështjen e plotësimit të formularëve të deklarimit ne KQZ, pra po hetohet me kërkesë të PD, nëse këto formularë janë të plotësuar ne mënyrën e duhur, të gjitha gjerat e tjera janë gënjeshtra”.

Kreu demokrat vijoi: “Letërporositë nga SHBA dhe Skocia vërtetojnë që Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri, as në ShBA, as në Britaninë e Madhe. Kërkoj që të bëhen publike këto përgjigje”.

Shkarkoni aplikacionin e A2