Sot Shqipëria kundër Andorrës, pa Panuccin dhe me rikthime në formacion

Një cikël zhgënjyes që mbyllet. Rrugëtimi drejt Euro 2020 dhe një ëndërr që vazhdon. Shqipëria kthehet në fushë në kualifikueset e evenimentit më të rëndësishëm kontinental. Këtë e bën në Andorra. Pa Christian Panuccin në stol. Vendin e trajnerit të shkarkuare kanë marrë zëvendësi i tij, Ervin Bulku, i cili do të ndihmohet nga eksperienca e Sulejman Memës.

Nga skuadra pritet reagim, për të harruar humbjen me Turqinë. Ndryshimet pritet të mos mungojnë. Nga formacioni, në rreshtimin e skuadrës, ku vetëm porta dhe mbrojtja mbeten të pandryshuara, ndërsa ka disa rikthime të rëndësishme. Basha përpara mbrojtjes, në rolin e organizatorit, Ergys Kaçe përkrah Xhakës, si edhe aktivizimi nga minuta e parë e Eros Grezdës dhe Armando Sadikut në fazën ofensive.

Për vetë kundërshtarin që ka përballë dhe detyrimin për të marrë fitoren e parë në këtë edicion, Shqipëria do të luajë në sulm. Misioni nuk është i lehtë, sepse Andorra është një skuadër që në shtëpinë e saj ka fituar me Hungarinë në vitin 2017, ndërsa në Ligën e Kombeve nuk pësoi humbje në tri ndeshje.

Një element vështirësie është fusha e stadiumit “Nacional”, një impiant me vetëm 3300 vende dhe ky të pranishëm nuk pritet të jenë më tepër se dy mijë spektatorë. Terreni me bar artificial dhe gjendja jo e mirë e tij e vështirëson misionin e kuqezinjve. Por, kjo nuk mund të shërbejë assesi si justifikim.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN