U arrestua për “pastrim parash”, MEPJ i heq mandatin si konsull nderi indianit

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se ka ndërprerë mandatin si Konsull Nderi të Republikës së Shqipërisë në Nigeri për z.Nitin Sandesara, i arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për pastrim parash.

Ministria e Jashtme pranon se emërimi Konsull Nderi është bërë në zbatim të kritereve dhe kushteve të përcaktuara në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore.

Ministria informon se nuk i ka dhënë nënshtetësi shqiptare dhe as nuk ka pajisur me pasaportë shërbimi, indianin Nitin Sandesara, në kërkim për pastrim parash.

59-vjeçari, u arrestua provizorisht nga Interpol Tirana në 22 mars, në akuzën e pastrimit ndërkombëtar të parave.

Shkarkoni aplikacionin e A2