Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vrasjet mafioze që tronditën vendin, Qefalia: Ka ndikuar edhe situata politike

Nga A2 CNN
25 Mars 2019, 18:43 | Kronikë
Vrasjet mafioze që tronditën vendin, Qefalia: Ka ndikuar edhe situata

Dy javët e fundit kanë shënuar një numër të madh ekzekutimesh. 5 të vrarë me armë zjarri nga e premtja e datës 15 mars deri të premten e datës 22 mars. Esat Kotorri, Haxhi Baçinozi, Jurgen Kurti, Ferdinand Polia, Ravik Gurra, të gjithë viktima të atentateve me armë zjarri në zona shumë të populluara të kryeqytetit apo qyteteve të tjera të vendit.

Përveç vrasësit të Haxhi Baçinozit, i cili u vetdorëzua në polici, të gjitha vrasjet e tjera mbeten pa autor. Dhoma e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë punën për 3 ditë. Ata kërkojnë gjithashtu solidaritetin e kolegëve në të gjithë vendin.

Por përse kaq shumë ekzekutime mafioze në një kohë kaq të shkurtër? A janë pozitat e krimit më të forta se kurrë në këtë kohë në vendin tonë?

Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve e për të folur për situatën e rendit në vend, ishin të ftuar në “A2 Debat” Xhemal Qefalia, deputet i Partisë Socialiste dhe anëtar i komisionit parlamentar të Sigurisë dhe Ilir Gjoci, ish-funksionar i policisë.

“Numri është i lartë, por këto janë ngjarje ndodhin jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vende të tjera. Ajo që është inkurajuese është fakti që Policia e Shtetit po bën gjithçka për ta zbuluar. Kjo nuk është gjë e thjesht pasi kur ndërmerret një akt kriminal janë marrë të gjitha masat nga autorët për të mos u zbuluar. Duhet të jemi të sinqertë që edhe situata politike, protestat e shumta kanë ndodhur, në njëfarë mënyre kanë ndikuar duke u dhënë zemër këtyre individëve keqbërës”, u shpreh Qefalia.

Ndërkohë, Gjoci u shpreh se vrasjet e tipit mafioz tregojnë edhe punën e dobët të Policisë së Shtetit.

“Për hir të së vërtetës duke pasur parasysh numrin e popullsisë që ka Shqipëria, 5 vrasje në një periudhë të shkurtër, janë shumë. Aq më tepër që 3 nga këto vrasje janë të tipit mafioz. Vrasja e avokatit, te sheshi “Willson”, apo e biznesmenit në Shkodër, tregojnë një punë të dobët parandaluese të Policisë së Shtetit, pasi parandalimi është qëllimi kryesor i saj. Ndoshta edhe situata e krijuar dhe fokusimi i policisë te protestat e ka lënë pas dore mbulimin e territorit. Polici ka qenë me tepër sesa duhet, duke bërë edhe propagandë në lidhje me protestat. Ka pasur një fokusim të madh te protestat”, u shpreh ish Ilir Gjoci.

Deputeti e quajti këtë konstatim si një mllef të tij. Të ngarkosh policinë për vrasjet, nuk është e drejtë”, u shpreh Qefalia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë