Albumi i shqiptares Elina Duni, më i miri ndërkombëtar

“Partir” është albumi më i mirë ndërkombëtar për vitin 2019. Fituesja është këngëtarja shqiptare Elina Duni.

Vlerësimi për albumin më të ri të artistes shqiptare vjen nga ceremonia e çmimeve të muzikës jazz që këtë vit është mbajtur në Belgjikë.

Në “Klara Awards”, Duni është vlerësuar për zërin e veçantë dhe muzikën pa kufij që ka bërë bashkë në një album të vetëm.

Përveç krijimeve të reja muzikore në albumin “Partir” të Elina Dunit janë edhe melodi shqiptare si “Baresha”, një këngë tradicionale nga Maqedonia nën titullin “Vajsi kënga” dhe “Vishnja”, një këngë e vjetër e Kosovës. Çka e bën Elinën një artiste që jehon në shumë gjuhë.

Shkarkoni aplikacionin e A2