Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Artan Fuga: Kuvendi, nga spektakël në tragjedi, jeta politikë e ndarë

Nga A2 CNN
26 Mars 2019, 20:28 | Politikë
Artan Fuga: Kuvendi, nga spektakël në tragjedi, jeta politikë e

Profesori dhe akademiku, Artan Fuga ishte "I Ftuari" i Endri Xhafos këtë të martë. Ndër të tjera, ai foli edhe për situatën politike në vend.

Profesor Fuga u shpreh se situata aktuale nuk ka ardhur në mënyrë të menjëhershme. Ai thekson se Kuvendi ishte kthyer prej kohësh në një spektakël, ndërsa sipas tij, tashmë e enjtja është kthyer në tragjedi e dramë.

https://a2news.com/2019/03/26/artan-fuga-sistemi-elektoral-i-deshtuar-qeveria-teknike-jo-zgjidhje/

“Ai që ishte Kuvendi i Shqipërisë, në një farë mënyre truri i këtij sistemi nervor qendror me të tërë pjesët e veta, por që përmblidhej aty, tani është çarë në dy pjesë dhe ne kemi një dedublim të realitetit, të sjelljeve, të koncepteve mbi Shqipërinë. Ky dyfishim nuk ka ardhur në mënyrë të menjëhershme. Duke e parë nga jashtë Kuvendin e Shqipërisë, ka qenë një lloj spektakli, i cili kalonte çdo lloj telenovele.

https://a2news.com/2019/03/26/artan-fuga-nuk-e-di-cfare-pune-ben-endri-fuga/

Çdo të enjte ne shikonim këtë spektakël të centralizuar, ku deputetët që duhet të kontrollojnë qeverinë janë plateja ku qeveria jep shfaqe dhe është e njëjta strukturë e kohës së byrosë politike. Tashmë, e enjtja nga spektakël na është kthyer në tragjedi, në dramë. Jeta politike është ndarë në dysh”, u shpreh profesor Fuga.

A2 CNN Livestream

Dita jonë