Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Artan Fuga: Nuk e di çfarë pune bën Endri Fuga

Nga A2 CNN
26 Mars 2019, 21:36 | Aktualitet
Artan Fuga: Nuk e di çfarë pune bën Endri Fuga

Profesor Artan Fuga u pyet në emisionin “I Ftuari” ndër të tjera edhe për mënyrën e komunikimit të Kryeministrit Rama.

“Herë-herë dinake, here-herë e zgjuar, herë-herë mjeshtërore, herë-herë e gabuar dhe e dështuar”, e vlerësoi profesori.

Por drejtori i Komunikimit është pikërisht nipi i Artan Fugës, Endri. Profesori shprehet se kurrë nuk ka biseduar për punë me të. Madje ai thotë nuk e di çfarë pune bën.

“Unë nuk e di. Nuk e di çfarë pune bën dhe nuk kam biseduar kurrë për këtë dhe këtë ua them sinqerisht. Unë vij nga një familje ku prindërit e mi ishin anëtarë partie, komunist dhe gjyshërit e mi ishin në burg si armiq të popullit dhe këtë kushdo mund ta verifikojë. Unë kam pasur xhaxhin të internuar, gjysmën e fisit nuk i kam njohur pasi kanë qenë të internuar. Erdhi ’90-ta dhe ne kemi marrëdhënie njerëzore. Familja nuk është një vend i politikës. Sot kjo Shqipëri është e qëndrueshme, por është familja që i mban”, u shpreh profesor Fuga.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani