Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bylykbashi: Rama e ka fundin e keq, jo vetëm politikisht

Nga A2 CNN
26 Mars 2019, 15:06 | Politikë
Bylykbashi: Rama e ka fundin e keq, jo vetëm politikisht

“Edi Rama, nëse vazhdon kështu, fundin e ka të keq. Ka modele në histori që tregojnë që personazhe të tilla përfundojnë keq, jo vetëm politikisht”.

Deklaratë e fortë, ajo e Oerd Bylykbashit, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, që komentoi sot situatën brenda Partisë Demokratike, çështjen e financimit që ka shkuar në Prokurori si dhe zhvillimet që mund të çojnë ne një zgjidhje të ngërçit politik.

Tonet e forta sipas Bylykbashit justifikohen nga rrethanat që po shohin kryeministrin shqiptar në trajtat gjithmonë më shumë të spikatura të një “hiperautokrati, që e ndjen veten të fuqishëm sepse ka gjithë institucionet, siç u pa në shesh”.  

Bylykbashi cilëson se në çështjen e financimit të PD-së, prokuroria po përdoret politikisht si instrument i Qeverisë”, dhe kjo nuk  e habit aspak.

Alarmante, sipas tij, situata e sistemit të drejtësisë, sidomos pas “rënies të Gjykatës Kushtetuese” me një ”prokurore të përgjithshme të përkohshme që qëndron aty në mënyrë antikushtetuese, 1vit e 3 muaj dhe që fle mbi dosje që përbejnë korrupsion zgjedhor”, dhe përmend këtu dosjet e famshme 339 dhe 184.

Sipas tij, “po të ishin goditur këta që bëjnë krime zgjedhore sipas kodit penal të 2017, që miratuam me konsensus, ne sot do të kishim histori tjetër”.

Skeptik tregohet edhe për reformën në drejtësi, ku shpreson “se SPAK të ngrihet, sepse korrupsioni zgjedhor do te ishte lëndë për SPAK”, ndërkohë që KLGJ dhe KLP janë institucione të “kapura”, dhe ku Vettingu aplikon standarde të dyfishta ku “largojnë këdo nuk plotëson kushtet e Vettingut, por ama mbajnë të gjithë ata që i duhen për organet e rëndësishme, gjë që tregon kapjen politike”.

Kriza politika, sipas tij, mund të njohë vetëm përshkallëzim, që njeh si zgjidhje vetëm zgjedhjet e parakohshme, “por pa Edi Ramën”.

Sistemi zgjedhor nuk ka rendësi, sipas tij sepse “të gjithë sistemet janë përfaqësuese.  Shqipëria i ka provuar të gjitha, mazhoritarin, gjermanin, paralelin, proporcionalin rajonal. Si ka mundësi që gjithë këto sisteme kaq të mira janë kontestuar me radhë?”, pyet Bylykbashi, që mendon se “kemi nevoje për një ndryshim të sistemit të partive politike. Për sa kohe partitë do te kenë retiçenca demokratike, këto parti do të dështojnë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë